Me 11 doza kanabis gati për shitje, në pranga 18-vjeçari

0
Gjigandi

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi pasi u kap në flagrancë me një sasi droge, që sipas bluve do shpërndahej në qytet. Të riut iu gjetën 11 doza kanabis të ndara në qese të vogla me qëllim shitjen e tyre.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Mercedes-Benz” iu gjet gjithashtu një peshore e vogël elektronike që i shërbente për të matur dozat dhe për t’i ndarë në qese, një grirëse me mbetje të dyshuar kanabisi në të, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi me incialet N. M. është banues në Korçë dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu