Mbrojtësit e statujave përleshen me policinë në Britani

0
Gjigandi

Teksa protesta anti-racizëm po mbahen në shumë qytete të Britanisë, sot në Glasgoë të Skocisë shpërthyen përleshje mes kundra-protestuesve dhe policisë.

Police kishte ngritur një barrierë për të ndarë grupet që mbështesin protestat anti-racizëm të Black Lives Matter dhe grupeve të jera të vetë-shpallur si ‘mbrojtës të statujave’, duke iu referuar statuajve të figurave të lidhura më herët me skllavërinë, të cilat po hiqen apo po rrezohen.
Zhvillimi vjen pas disa skenave të quajtura nga mediat ‘rrugaçërie raciste’ një ditë më parë kur skocezë të djathtë sulmuan një miting pro-refugjatëve në qytet, çka rezultoi në gjashtë arrestime.
Që prej rrëzimit të statujës së Edward Colston bë Bristol më 7 qershor, një debat i gjerë është ngritur në Britani mbi figurat e historisë që kanë pasur lidhje me tregtinë e skellevërve apo pikëpamjet imperialiste.
Organizatorët e mitingut të sotëm në Glasgow thanë se po përpiqeshin të dërgonin ‘një mesazh pozitiv anti-racist’ por në zhvillime mbizotëronte kaosi, siç shihet dhe në galerinë e mëposhtme.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu