Mbretëresha online, Elisabeta në të parën video-call …

0
Gjigandi

Mbretëresha Elisabetë e II është përpjekur të ecë në një hap me teknologjinë gjatë mbretërimit të saj dhe të enjten, ajo bëri edhe debutimin në një platformë digjitale që është bërë e shumë përdorur gjatë pandemisë së koronavirusit, një video-konferencë.

Monarkja 94-vjecare u bë pjesë e videokonferencës nga kështjella Uindsor, ku ajo ka qëndruar gjatë kësaj periudhe dhe bisedoi me pjesëtarë të stafit shëndetësor e diskutoi me ta për eksperiencat që po përjetojnë.
“Kam dëgjuar histori dhe rrëfime interesante nga ana juaj. Jam shumë e kënaqur që munda t’ju bashkohem sot”.

Për bashkëbiseduesit e mbretëreshës, gjithçka ishte e pabesueshme.
Trashëgimtari i Elisabetës, princi Charles, pranoi javën e shkuar se ai kishte biseduar në facetime me familjen dhe miqtë gjatë izolimit për shkak të koronavirusit. “Por nuk është e njëjta gjë apo jo? Ke nevojë të përqafosh dikë”, tha ai për televizionin Sky News.
Vetë mbretëresha ka treguar gjithnjë interes për teknologjinë e re. Ajo dërgoi e-mailin e parë të saj përpara shumë njerëzve të tjerë, nga një kompjuter në një bazë ushtarake britanike në 1976. Në 2014, ajo bëri postimin e parë në twitter gjatë një vizite në muzeun e shkencës në Londër. Ndërsa kohët e fundit ajo mbajti edhe seanca të përjavshme nga Uindsori, me kryeministrin Boris Johnson, por e bëri këtë përmes një telefoni të modës së vjetër me disk.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu