Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

0
Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve
Gjigandi

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme në lidhje me situatën e epidemisë dhe masat anti-COVID që janë aktualisht në vend.

Duke qenë se numri i infektimeve por edhe i vdekjeve nga virusi ka rënë ndjeshëm muajt e fundit, pritet që Komiteti të lehtësojë edhe më tepër masat anti-COVID.

Megjithatë për më tepër pritet njoftimi zyrtar i anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Masat që janë në fuqi:

“Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, pra që kanë rezultuar pozitivë me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ka qenë përpara;
Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç;

RonaTyra

Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes, dhe për ata që nuk kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtim nga ky rregull vetëm fëmijët deri në 6 vjeç;

Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë;
Hiqet ora policore. Këto masa rekomandojmë të fillojnë që në datën 3 mars”,

deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu