Mbledhja e grupit të PD-së, Bushati: Të ndalohen zgjedhjet në degë e të krijohet një Kuvend Pajtimi

0
Mbledhja e grupit të PD-së, Bushati: Të ndalohen zgjedhjet në degë e të krijohet një Kuvend Pajtimi
Gjigandi

Ndërsa është duke u zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, deputeti Helidon Bushati ka shprehur propozimet e tij për zgjidhjen e krizës në PD.

Sipas tij, procesi i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen.

Ai thekson se duhet të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë duke u shtyrë me 1 muaj dhe të mblidhet një kuvend “pajtimi”.

Ai shton se nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike.

Helidon Bushati: Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitive unë sugjeroj:

RonaTyra

Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.

Gjatë kësaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për te ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.

Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike. Të ndalohet që sot dalja ne Televizione  e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon. Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu