Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, ka mbajtur një koncert në Tiranë mbrëmjen e 14 marsit.
Ai performoi para mijëra qytetarëve në sheshin “Nënë Tereza”, të cilët raportohet të kenë qenë mbi 12 mijë sosh.
Ka qenë menaxheri i tij, Miguel Lua, ai i cili e ka bërë të ditur këtë përmes publikimit të disa fotografive në rrjetin social Instagram.
“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë.më shumë se 12,000 fansa prezentë në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për koncertin e parë ndonjëherë të Malumas në shtetin e Shqipërisë”, shkroi ai në një video të publikuar nga koncerti.
Tutje, i njëjti ndau me mbi 200 mijë ndjekësit e tij në rrjetin social disa imazhe nga prezenca në koncert, ku duket të jetë ambientuar menjëherë me atmosferën shqiptare.
“Është e mrekullueshme se si një kulturë kaq ndryshe prej tonës dhe kaq larg, mund të të bëjë të të ndjehet si në shtëpi. Faleminderit Shqipëri”, shkroi Miguel, duke i bashkëngjitur fjalën ‘Faleminderit’ në shqip.
Se i ka pëlqyer kultura shqiptare, menaxheri i këngëtarit të famshëm ndërkombëtarisht, e bëri të ditur qysh me aterimin në tokën shqiptare.
Foto: Miguel Lua/InstaStory
Kjo pasi ai publikoi në InsatStory një video, ku dyshja shiheshin duke u argëtuar me muzikë rapsodike shqiptare me çifteli gjatë arritjes në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Ai gjithashtu i kishte bashkëngjitur videos edhe një ‘gif’, e cila shfaqte flamurin kombëtar dhe emrin ‘Shqipëria’.
/abc24.al/