Mbetet pezull reforma zgjedhore në Shqipëri

0
Mbetet pezull reforma zgjedhore në Shqipëri
Gjigandi

Partitë politike në Shqipëri ende nuk nisur punën për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor edhe pse zgjedhjet e ardhshme lokale janë afër.

Në parlament deri më tani është miratuar vetëm ngritja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore dhe jo përbërja e tij.

Bashkë me rikthimin në Parlament, Partia Demokratike solli në tryezë edhe disa kërkesa. Ndër to, ishte dhe ngritja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Votimi për ngritjen e komisionit u bë më 10 shkurt të këtij viti, si kusht që demokratët të votonin zgjatjen e organeve të Vetingut.

Por, që nga ai moment kanë kaluar më shumë se 2 muaj dhe ende nuk është miratuar përbërja e komisionit, në mënyrë që t’i hapet rrugë ndërhyrjeve.

RonaTyra

Socialistët e kalojnë pergjegjesinë te demokratët.

“Sapo grupi parlamentar i PD dhe dy grupet e tjera të opozitës të sjellin emrat ne do të plotësojmë vendimin për ngritjen e komisionit”, u shpreh pak ditë më parë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Zyrtarisht nga Partia Demokratike nuk ka një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.

“Duhet t’i dërgojë emrat, reforma zgjedhore është një detyrim kombëtar, ndërkombëtar dhe Partia Demokratike nuk i shmanget atij detyrimi”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Pavarësisht kësaj deklarate, asnjë emër nuk është dorëzuar.

Edhe komisioni qendror i zgjedhjeve ka bërë thirrje për ndërhyrje sa më shpejtë në kodin elektoral për shkak të afrimit të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sa më shumë ditë kalojnë aq më problematike do të bëhet situata edhe nga pikëpamja politike dhe kjo do të reflektojë edhe në cilësinë e produktit që do të ketë kjo reformë”, deklaroi Ilirjan Celibashi.

Pas 25 prillit, OSBE/ODIHR dha 23 rekomandime për përmirësimin e proceseve zgjedhore, ku 5 prej tyre kërkojnë ndërhyrje në kodin zgjedhor.

Por, se kur do të ndërhyhet për këto rekomandime, kjo gjë mbetet në vullnetin e partive politike. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu