Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë të ftohtë në makinë.
Forcat blu bëjnë me dije se në makinën tip “BMW” të E.K., 22-vjeç nga Gjirokastra u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 22 vjeç banues në Tepelenë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “BMË”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).
Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.