Mashtruan klientët/ Policia e Shkodrës bën “namin”, shoqëron mbi 150 punonjës të Call-Centrave

0
Gjigandi

Një super aksion i Policisë së Shkodrës është duke u zhvilluar në këto momente, teksa është mësuar se 150 punonjës të Call-Centrave  janë shoqëruar në komisariate.

Dyshohet se Call Centerat kanë mashtruar një numër të madh personash gjatë aktivitetit të tyre, ndërsa priten arrestime.

Policia dhe prokuroria kanë të dhëna se gjatë aktivitetit të tyre kryesisht në sektorin e “Forex”, punonjësit e Call Center-ave kanë mashtruar me shumë të mëdha qytetarë të vendeve të ndryshme të BE-së duke iu premtuar atyre se do t’i bënin milionerë nëse investonin paratë e tyre në platformat e propozuara. Në fakt, bëhej fjalë për një mashtrim në mënyrë të koordinuar pasi punonjësit e Call Centerave zhdukeshin sapo kuptonin se e kishin “vjelë” mirë viktimën. /abcnews.al

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu