Masakra në Paskuqan/ Babai i Elena Hysës: Shkesi na tha për Danin se ishte burrë i mirë, nuk e dija që…

0
Gjigandi

Zaim Hysa, babai i Elena Hysës, ka treguar se vajza e tij është martuar me shkuesi me autorin e masakrës së Paskuqanit Dan Hutra. Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai tha se shkesi i kishte thënë se “është burrë i mirë, merre”, por nuk kishin dijeni që 40-vjeçari kishte vrarë ish-gruan e tij në 2007-ën.

Sipas tij, ndarja e Dan Hutrës dhe të bijës, Elenës, erdhi pasi 40-vjeçari kishte dyshime mbi atësinë e foshnjës që ajo priste.

“Kam qenë të vëllai im. U martuan, u ndanë. U njohën përmes një njeriu tjetër, shkes. kishin 3-4 muaj që jetonin bashkë. Na thirri kur do bëhej me fëmijë, do bëhej me djalë…pallavra kështu. Janë ndarë pa mirëkuptim. Iku ditën, ai ka ardhur dhe e ka lënë. Ata kishin vënë unazën. Ai erdhi në shtëpi dhe thoshte “se ka djalin me mua, pse ka ikur vajza pa më thënë mua”. Ai kishte dëgjuar ca llafe, punë grash.

Nuk dija asgjë (që kishte vrarë gruan e tij) As që kishte dalë nga burgu. Shkesi tha është burrë i mirë, mere. Ai shkesi është nga Kukësi. Dani jetonte te Bregu i Lumit, ishin me qira, s’ka pasur shtëpinë. Me Mislimen s’jam takuar për të tilla gjëra. Nuk festuam për fejesën. Ai kërkonte lekë për veten e vet. Ne i dhamë 3 mijë e 300 euro, para 6 muajsh. E ka dhunuar këtu te shtëpia jonë se më parë se ka rrahur. E tërhoqi denoncimin për këtë punë, se mos na vriste. Na ka kërcënuar te shtëpia. Më tha: do ta marrin vesh dhe mediat botërore. Na kërcënoi. Gruaja është mirë. Nuk i kemi treguar bashkëshortes se ka vdekur vajza dhe nusja. Elena dhe Kujtimja janë plagosur me thikë në brinjë” – tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu