Marsida trego te verteten, ti kishe mardhenie me Dritanin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Irida Koçi, kushërira e parë e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë, në një lidhje telefonike për Report Tv nga Italia ku jeton  ka një apel për Marsida Qatjan. Intervista e plotë e Irida Koçit në Report TvCfarë e keni Dritan Haxhollin?Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali, por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervistat e vajzës që nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradiktore. Ju si e mësuat ngjarjen?Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali dhe u informova më pas përmes medias Me kushëririn tuaj kishit kontakte?Jo nuk kam pasur kontakte drejtpërdrejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacione nga motra e tij dhe halla. Po keni pasur informacione për lidhjen e tyre?Nga informacionet që kam pasur, Marsida ishte ish-e dashura e tij. Pra e kanë pasur një lidhje?Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq. Prej sa kohësh ishte të lidhur dhe a vijonin të ishin bashkë?Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë Me kë jetonte Dritani?Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati cdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion përqind, kishin një raport sentimental bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund ti them në këtë momente. Marsida përmendi një ngjarje në Greqi apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani?Jo nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi por pse nuk e di Familjarët e Dirtanit si po e përjetojnë këtë ngjarje?Është një ngjarje që prek këdo (qan) nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40-vjeçare, pavarësisht… E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?Jo nuk kam asnjë lloj informacioni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdrejt me Dritanin. Cfarë mund të ketë ndodhur atë natë?Këtë nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status…Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar tre të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më. Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu