Komuniteti ukrainas në Tiranë ka thirrur sot në orën 12:00 një manifestim në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.
Marshimi do të nisë nga Sheshi Skënderbej dhe janë të ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, pa dallim politik, të bashkohen, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
/abc24.al/