Marrëveshja për Arsimin në “Open Ballkan”/ Ministrja Kushi: Shkurtohen afatet për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka informuar sot në lidhje me marrëveshjen që nënshkruajnë mes tyre për arsimin tre vendet pjesëmarrëse në Ballkanin e hapur.
Gjatë një prononcimi ministrja tha se marrëveshja e sotme për arsimin është shumë e rëndësishme dhe ka që të bëjë me bashkëpunimin në fushën e njohjes së diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucioneve të arsimit të lartë nga këto vendet.

Ajo shtoi se deri tani një marrëveshje e tillë është në zbatim me Kosovën, pasi u miratua vitin e kaluar në mbledhjen e dy qeverive në Elbasan. Qëllimi i saj është lehtësimi i procedurave duke shmangur burokracitë që mund të ketë patur më parë në këtë proces, si dhe të shkurtohen afatet.

“Qëllimi është që nga njëra anë të lehtësohen procedurat e njohjes së diplomave dhe gradave shkencore dhe të shkurtohen afatet që të mos presin me muaj por tashmë 14 ditë për konfirmimin e autenticitetit të një diplome ose grade shkencore dhe 20 ditë i gjithë procesi i njohjes.” – u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se sot procedurat janë digjitale dhe aplikimi mund të bëhet online dhe më pas vijon komunikimi me zyrën. Në Shqipëri këtë procedurë e kryen Qendra e Shërbimeve Arsimore.
“Jemi nisur nga interesi i përbashkët i të rinjve dhe të rejave jo vetëm shqiptarë për të gjithë Ballkanin për procedura më të lehta më të shpejta të njohjes së diplomave në mënyrë që të nxisim lëvizshmërinë brenda gjithë tregut ballkanik,”- u shpreh Kushi.

Në bashkëpunimin me Kosovën znj. Kushi tha se deri tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe nuk kemi patur asnjë rast me vështirësi në procedura.

RonaTyra

Në këtë marrëveshje është respektuar edhe legjislacioni në fuqi mes vendeve, por edhe parimet bazë evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit.
Ministrja Kushi shtoi se qëllimi i Ballkanit të hapur është që të mos ketë pengesa në lëvizje. Me këtë rast universitetet shqiptare bëhen konkurruese jo vetëm mes tyre, por edhe me universitetet në rajon. Procesi i ndërkombëtarizimit që kemi nisur në fushën e arsimit të lartë synon që universitetet shqiptare të bashkëpunojnë ngushtë me universitetet më të mira evropiane dhe botërore për diploma të përbashkëta apo të dyfishta. Kjo nënkupton që një i ri mund të kryejë studimet në universitetin e Tiranës, por nëse programi është një program i përbashkët me një universitet tjetër të huaj, atëherë kjo diplomë ka të njëjtën vlerë si diploma e universitetit të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu