Atentat në Fushë-Krujë, plagoset anëtari i bandës së Niklës

0
76
Gjigandi

Është plagosur me armë zjarri në Fushë-Krujë anëtari i bandës së Niklës, Marklen Haka.

Në hyrje të Niklës, është plagosur me armë zjarri në fytyrë(nofull) në rrethana ende të paqarta, anëtari i bandës së Niklës, Marklen Haka, i cili ndodhet në spitalin  e traumës është jashtë rrezikut për jetën.

Marklen ka qenë duke levizur me makinë dhe dyshohet se është qëlluar  me pistoletë në nofull nga një person ende i paidentifikuar i cili lëvizte në këmbë.

KUSH ËSHTË MARIGLEN HAKA

I njohur ndryshe dhe si Marklen Haka i lindur më 04.04.1991 është një personazh i njohur për policinë. Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujës 28 vjeçari u arrestua në Shtator vitin 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ata u vunë në pranga për posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike. Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, pikërisht personi që sonte transportoi në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin që ranë pre e atentatit të armatosur.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu