Marrëveshja me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, miratohet VKM-ja e garancisë

0
Gjigandi

Qeveria miratoi VKM –në për garancinë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit.

Miratimi i këtij vendimi është pjesë e paketës së masave të marra përmes krijimit të Linjës së Garancisë Shtetërore në vlerën 11 miliardë lekë.
Instrumenti i Garancisë Sovrane synon stimulimin e huadhënies duke synuar lehtësimin afatshkurtër të pasojave ekonomike duke mundësuar mjete monetare shtesë për bizneset e prekura nga vendimet e qeverisë në kuadër të masave.
Vendimi, prezanton kushtet dhe kriteret për Marrëveshjen e Garancisë Shtetërore të Huasë dhe Marrëveshjes së Mirëkuptimit për bizneset, që do të marrin kredi, limitet e alokuara të Garancisë Shtetërore për bankat e nivelit të dytë dhe autorizon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të lidhur marrëveshje me Bankat në shprehje të interesit të tyre për këtë instrument.
Kryeministri miraton strukturën e posaçme ndërinstitucionale, e cila do të monitorojë dhe raportojë ecurinë e Garancisë Shtetërore të Huasë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu