Bum në industrinë e fluturimeve, mbi 5 milionë pasagjerë në transportin ajror gjatë vitit të shkuar

0
Gjigandi

Viti i shkuar regjistroi një rritje rekord për turizmin, por edhe një bum të vërtetë për industrinë ajrore. Dy aeroportet ndërkombëtare, Tirana dhe Kukësi procesuan sipas të dhënave zyrtare mbi 5 milionë pasagjerë në ulje dhe ngritje, duke kapërcyer ndjeshëm rekordin e mëparshëm të vitit 2019, prej 3.3 milionë udhëtarësh.

Shtimi i vazhdueshëm i destinacioneve dhe afrimi i linjave low-cost, që tani kanë zënë mbi gjysmën e tregut, shihen si faktorët kryesorë që ndihmuan në këtë rritje. Ndërsa rritja e prezencës së linjave ajrore në të njëjtat destinacione, si drejt qyteteve të Italisë dhe Gjermanisë, Londrës apo Stambollit, ka ndikuar në uljen e çmimit të biletave falë konkurrencës.

Për rrjedhojë, jo vetëm më shumë shqiptarë udhëtuan jashtë, por shtimi i linjave ndikoi në afrimin e turistëve të huaj. Kjo veçanërisht në rastin e vizitorëve nga Spanja që u shtuan me 3.7 herë krahasuar me vitin 2021.

Edhe vitin e ardhshëm operatorët e turizmit deklarojnë një interes edhe më të madh. Kompanitë ajrore britanike raportojnë se Shqipëria po zgjidhet në masë si një destinacion low-cost. Po ashtu, disa prej linjave ajrore kanë njoftuar zgjerimin nga Tirana për disa qytete shtesë, që pritet të sjellin interes të dyanshëm për qëllime turistike.

Ndërsa heqja në masë e kufizimeve të pandemisë për një numër në rritje shtetesh, pritet të sjellin po ashtu një valë të re turistësh që kanë munguar që prej pandemisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu