Manzë/ Dogjën mbeturina tek Gjiri i Lalëzit, vihen nën hetim dy persona

0
Gjigandi

MANZË- Dy persona janë vënën nën hetim pasi akuzohen për krime kundër mjedisit. B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Njoftimi I policisë:
Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.
Ndotën ajrin duke djegur mbeturina, procedohen penalisht 2 shtetas.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu