Ish-drejtori i ALUIZNI-t në qarkun e Elbasanit procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet per falsifikim të vulave dhe stampave dhe shpërdoroi detyrën. Burime nga policia pohojnë se shtetasi Andon Lapa, 36 vjeç, akuzohet se ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin. NJOFTIMI I POLICISESpecialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë shtetasit: • A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin . • G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.