Skuadra e Manchester Utd arkëton tri pikë të mëdha në luftë për një vend në garat e Champions Leagues.
“Djajtë e kuq” zotëruan takimin dhe me lehtësi fituan përballjen me rezultat 5:2 ndaj Bournemouthit.
Megjithëse minutat e parë ishin paksa të vështirë, kur në minutën e 15-të Stanislas nga një pozitë e vështirë shënon për 0:1.
Manchester Utd nuk lejon që ky gol t’ua vështirësojë punët në minutat në vazhdim por realizuan pesë herë për fitoren bindëse.
Për Manchester Utd shënuan Greenwood (29′ e 54′), Rashford (35′-nga penalltia), Martial (45+2′), Fernandes (59′) dhe për Bournemouthin Stanislas (15′) e King (50′-nga penalltia).
Pas javës së 33-të në Premier Laegue, Manchester Utd renditet në vend të katërt me 55 pikë, ndërsa Bournemouth i 19-ti me 27 sosh.