Një aksident ka ndodhur në Bathore pasditen e sotme ku një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar makinën e 20 një vjeçari i cili ka mbetur i lënduar.
Ai momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëce, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:25, në Bathore një mjet ende i paidentifikuar aksidentoi dhe është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues Xh.K., 20 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: top-channel.tv