Makina bie në lumin e Lanës, shoferi ia mbath nga vendngjarja

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës në afërsi të Bërrylit.

Mësohet se pas aksidenti shoferi është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., banues në Tiranë, pasi pasditën e djeshme ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. G. (punonjës i IMT-së), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin.

RonaTyra

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– S. B., 41 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– S. A., 59 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. S. dhe pasagjer shtetasin E. B., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu