Maestro kundër Kiarës? Zbulon telefonatën me të jashtë “BBV”

0
Gjigandi

Maestro dhe Kiara krijuan një raport të ngushtë dhe shumë të afërt në “Big Brother VIP”. Ata ndanin kohë e biseda së bashku, madje kur Armaldo u largua kërkoi që ta përcillte vetëm Kiara.

Por, dinamikat e lojës ndryshuan dhe ata nisën përplasjet. Shkak u bë afrimi i Maestros me Oltën duke i kërkuar asaj të nxjerrë Kiarën në nominim pas një avantazhi që iu dha. Kjo pasoi me debate të ashpra mes tij e Luizit e rrjedhimisht pati krisje të marrëdhënies së tyre.

Duket se mes tyre ka pasur debate edhe jashtë. Kiara deklaroi pas rikthimit në shtëpi se askush nga ish-banorët nuk e ka telefonuar. Gjë që sipas Armaldos është e pavërtetë.

“Dje tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vetë si ndihesh”- shkruan ai në një status në Instagram.

Më pas ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje që i shkruan ta fshijë postimin sepse nuk e pati me gjithë banorët por me Efin. Krah mesazhin ai shkruan: “Ju jeni interesantë. Unë ju thashë se e mora nuk ju thashë si shkoi telefonata. Kështu që ju do Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.

RonaTyra

Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se mes tyre ka ndodhur një debat dhe telefonata nuk ka shkuar si duhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu