Maestro dhe Olta gënjejnë publikun, Kiarën dhe Luizin për ‘marrëveshjen’ e nominimeve

0
Gjigandi

Kur pa se rreziku po i afrohej në derë, Armaldo u kujtua papritur të ndihej i “bullizuar” nga Luiz Ejlli me të cilin kishte hedhur e pritur batuta, duke u bërë krah i Oltës që kjo e fundit të mos e nxirrte në nominim.

Jo vetëm që i theu besimin Luizit, lojërat e të cilit i kishin pëlqyer deri tani, pasi e kishin ndihmuar të shpallet i preferuari i publikut, por Maestro gënjeu sy më sy teleshikuesit, Kiarën dhe Luizin për nominimet.

Teksa Luizi u shpreh se “tradhtia e tij ndikon sot që çifti është në nominim me Bledin dhe Kiara rrezikon të dalë”, Maestro e kundërshtoi duke thënë se:

“Zero argument! Unë i kam thënë Oltës një ditë përpara: Bëj atë që të ndjen zemra. Mendoje vetë, si ta shikosh ti lojën. Nëse do më vendos mua, ose mos më vendos mua.”

“Më fut dhe mua në nominim më tha”- shtoi Olta, duke e mbështetur gënjeshtrën e tij.

RonaTyra

Mirëpo, faktet flasin ndryshe në videon e bisedës së regjistruar një ditë para vendimit të zarfit të kuq, prej të cilit Olta do të shpallte tre nominimet.

“Hë hë hë! Ti thuaj Kiara, Bledi dhe Luizi. Fap!”- tha Armaldo, sugjerimin e të cilit mori edhe Olta.

Madje, ai ngatërroi dhe shprehjen duke thënë për Oltën: “Ajo duhet të vrasë një gur me dy zogj. Edhe ty të ngre, nxjerr dhe një person të rëndësishëm (Kiarën)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu