Lumturia e dytë e Biljes, historia e Hasanit që fatkeqësia e bëri me dy gra

0
7
Gjigandi

Hasani jeton në fshatin Rranzë të Malësisë së Krujës sëbashku me dy gratë e tij,  Havanë që është 74 vjece, dhe Lumturinë që është 24 vjet më e re. Nuk ishte pasioni apo dashuria që e sollën gruan e dytë në këtë familje, por fatkqësia.

“Unë kam bërë martesë me Hava Bashën, kisha atëherë tre goca dhe djalin. Në 1993 djalin e zuri një autobus nga Shkodra dhe nuk jetoi më. Po në atë kohë Havaja, u bë me të meta mendore nga sikleti që kishte prej djalit.”

Dorën e gruas së dytë, Hasani e kërkoi me vajzën e tij të madhe që ka të njëjtën moshë me Lumturinë.  Qe këmbëngulja e  gruas së parë dhe tre vajzave që Hasani të merte një zonjë të dytë që të kujdesej për ta.

” U detyrova që unë të mar gruan e dytë në Rrethin Mat,me gruan e dytë më lindën 4 goca dhe një djalë.”-

tha Hasan Bilja

Si u njohe me gruan e dytë?

“Më ka njohur dhëndri im, dhe ata nga halli që më panë e dhanë gocën”-

tha Hasan Bilja

Në moshën 23 vjeçare, Lumturia mori përsipër t’i shërbente fëmijëve dhe gruas së parë të Hasanit.

Si u ndjeve ti kur mësove që Hasani e ka një grua në shtëpi?

“Normale që nuk u ndjeva mirë, por atëherë vendosnin prindërit. Ai kishte probleme dhe kështu unë e pranova,pasi kishin ardhë dhe gocat. “

– tha gruaja e dytë e Hasanit.

Nga të dyja martesat, Hasani është bërë 8 herë baba, ku nga martesa e parë ka 3 famijë, ndërsa Lumturia e ka gëzuar me 4 vajza dhe një djalë.

Sa vite ke ti që i shërben Havasë?

Unë kam 27 vjet që i shërbej. Çfarë thonë fëmijët? Mua më thonë mamë dhe asaj nënë- tha gruaja e dytë e Hasanit.

Jetesa me gra në këtë familje nuk ka qenë e lehtë për askënd.

“Dy zonja martesa është e vështirë pasi hyn sherri, por unë bereqaves kam kaluar mirë dhe kam pas respekt.”-

tha Hasan Bilja.

Por fati i keq do të vazhdonte të ndiqte Hasanin. Kësaj here tërmeti i shembi shtëpinë, nga procesi i rindërtimit ata thonë që kanë përfituar 5 milion lekë të vjetra, kjo shumë parash nuk mjafton për të restaruar shtëpinë që është  krisur në çdo faqe muri. Prej tre vish ata flenë në çadër. Serën e shndërruan në dhomë miqsh, ndërsa dy çadrat në dhomë gjumi.

” Tani hajde t’ju prezantoj më shtëpinë, kjo është dhoma e miqve. Po kjo nuk është serë? Serë është po ne e ngritëm pas tërmetit për të qëndruar këtu. Ndërsa kjo këtu çadra tjetër është dhoma e gjumit këtu flej unë dhe djali. ndërsa tek çadra tjetër fle gruaja e parë dhe vajzat kur vinë për vizitë si dhe djali. Kjo është shtëpia ime.’-

tha gruaja e dytë e Hasanit.

Pamundësia ekonomikë fëmijët e Hasanit i ka mbajtur larg dyerve të universitetit. Duket se të njëtin fat do të ketë edhe vajza e vogël e shtëpisë, Klodiana është 15 vjeçe, ajo është nxënëse e vit të parë në gjimnazin e Zallherrit, jetesa e vështirë në çadër ka bërë që dëshira e saj për të vazhduar studimet e larta, ka kaluar e dyta në radhë para ëndrrës për të pasur një shtëpi.

” Do ta përfundosh shkollën e mesme? Kismet sipas mundësive po. Po universitetin ke dëshirë ta vazhdosh? Po. për çfarë? Nuk e di. Përse çfarë të thonë prindërit? Nuk kemi mundësi. Dhe cila është dëshira jote më e madhe? të kem një shtëpi, në çadër në verë bën vapë shumë, ndërsa në dimër shumë ftohtë.”

– tha e bija

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu