Lulet e dasmes se Meghan Markle rrezikuan jeten e Princeshes Charlotte

0
Gjigandi

Meghan Markle dhe Princ Harry kurorëzuan martesen e tyre në një ceremoni madhështore në maj të vitit të kaluar. Dukesha e Sussex i la të gjithë pa fjalë me thjeshtësinë e saj dhe fustanin e zgjedhur nga ‘Givenchy’. Gjatë ceremonisë Meghan mbante në duar një buqetë me lule të ndryshme, e cila ishte e vendosur edhe në kokën e shoqërueseve të nuses. Pavarësisht se lulet dukeshin mjaft të bukura, ato mund të kishin rrezikuar jetën e fëmijëve, përfshirë Princeshën Charlotte. “Express.co.uk” ka mësuar se kurorat e vajzave të vogla ishin bërë me një lule që mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos për fëmijët. Kurorat ishin të përbëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus dhe cuscus. Zambaku i lugjeve është një bimë shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën e një personi. Sipas “Express” kjo lule është shumë e bukur dhe ka një aromë të këndshme, por në të njëjtën kohë është mjaft e rrezikshme. Duke qenë se të gjitha shoqërueset e Meghan ishin shumë të vogla në moshë, mund të kishin ngrënë diçka nga kjo lule, sepse fëmijët gjithmonë janë kuriozë të provojnë edhe gjërat që nuk konsumohen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu