Luisa, artistja e re nga New Yorku

0
Luisa, artistja e re nga New Yorku
Gjigandi

Luisa Boshnjaku, artistja e re shqiptare 18 vjeçare, e lindur në Long Island, New York, një pjesë të jetës e ka kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portali D ka zhvilluar një intervistë me artisten ku ajo ka treguar për kthimin në Kosovë dhe karrierën e saj.

“Kam lindur në New York por për shkak të punës së prindërve jam kthyer në Kosovë”.

Foto: Screenshot/YouTube

RonaTyra

Fillimet e saj ishin në piano që kur ishte fëmijë, me sa duket pasioni i saj ishte i hershëm për muzikën, edhe pse prindërit e saj janë marrur me muzikë ata nuk e kanë shtyer Luisen, në këtë drejtim.

“Ka qenë vetë dëshira ime për tu marrur me muzikë, së pari jam marrur me muzikë klasike”, është shpehur Luisa.

Mentori apo mësuesi i saj i muzikës, sipas Luisës ka qenë babai i saj i cili i është përkushtuar vajzës që të ndjek ëndrrën e saj, pastaj me ndihmën e produksionit ajo është ndihmuar që të shpreh talentin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

“Falë produksionit kam filluar të shkruaj këngë të cilët më kanë ndihmuar edhe të shprehem në muzikë dhe art”.

Gjatë pandemisë ajo ka arritur të ketë performanca online me një platformë në New York e cila ka ndihmuar shumë artistë të depërtojnë dhe të profesionalizohen në industrinë e muzikës.

Ajo ka lansuar një projektit vizual i cili zgjat pesë minuta, por ajo ka të publikuara edhe këngë që nga viti i kaluar, po ashtu edhe mini albume të cilat i’u takojnë zhanreve të ndryshme.

Tekstet janë të shkruara nga vet artistja, e me një ndihmë të vogël nga babai i saj, i cili meret me orkestrim.

Ajo për Portali D ka thënë se sa i përket këndimit, nuk do e lë me aq por, synon që të vazhdojë edhe si producente.

Gjithashtu, artistja nuk dëshiron të lë studimet pas dore. Synim i saj është të vazhdojë edhe studimet në muzikë, produksion, biznis dhe përshkrim të këngëve.

Luisa ka lansuar projektin më të ri, më 23 prill të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu