Kreshnik Spahiu thotë se vetëm presioni ekonomik e ushtarak mund ta ndalë luftën.
I ftuar në “Open”, Spahiu u shpreh se oligarkëve rusë në Europë po i konfiskohen pasuritë, gjë që do të rriste presionin ndaj Moskës.
“Gjermania është përgatitur të presë 1.3 mln ukrainas. Brenda 1 muaji mund të priten miliona ukrainas dhe të jemi përballë një gjenocidi. Putini mund të arrijë pjesërisht qëllimet duke larguar një pjesë të mirë të ukrainasve nga vendi.
Versioni më i mirë për Ukrainën mund të jetë shkëmbim territori e shkëmbim kufijsh. Luftës mund t’i japë fund vetëm presioni ekonomik dhe ushtarak. Presioni ekonomik është i jashtëzakonshëm. Duke i konfiskuar të gjitha asetet oligarkëve do i dëmtojë shumë. Po konfiskohen jahtet. Janë bllokuar në të gjitha portet jahtet e shtrenjta dhe asete të tjera të oligarkëve. Pjesa më e madhe e oligarkëve rusë janë munduar të pastrojnë para në Europë. Bllokimi financiar mund të çojë në presion në qeverinë e Moskës”,
tha Spahiu.