Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë po organizohet një tubim për paqen dhe lirinë në Palestinë, pas sulmeve nga ushtria izraelite, sulme të cilat ndodhën si kundërpërgjigje ndaj raketave të Hamasit në shtetin e Izraelit.
Tubimi është organizuar nga Forumi Mysliman i Shqipërisë në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.