Dënohet me burg Artan Shkëmbi, ish-zv.drejtori i OFL-së dekonspiroi hetimet e gjermanëve

0
Gjigandi

Shitja e informacionit tek dy persona nën hetim nga autoritetet gjermane i kushtoi jo vetëm karrierën në polici, ish zëvendës drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, që si mision kishte zbulimin e pasurive të krimit.

Përballja me drejtësinë e Artan Shkëmbit filloi në vitin 2020, kur ish drejtori i përgjithshëm i asaj kohe Ardi Veliu e pezulloi nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga autoritetet gjermane.

Në këtë informacion sekret të huajt lajmëruan kupolën blu se një person i vënë në hetim nga Gjermania është njoftuar nga një zyrtar i lartë i policisë shqiptare.

Sipas ekspertizës të kryer ka rezultuar se Artan Shkëmbi nëpërmjet një aplikacioni i ka dërguar një foto nga sistemi Deep see personit në hetim ku e informon mbi hetimin që kanë nisur agjentet e huaj.

Ky shtetas i identifikuar me iniciale K.V ja ka dërguar me forward personit tjetër nën hetim A.P.

RonaTyra

Prokuroria atëkohë tha se Artan Shkëmbi dyshohet se ka zbuluar akte sekrete, duke dekonspiruar hetimet që po zhvilloheshin në Gjermani ndaj disa shtetasve shqiptarë, me qëllim përfitimi.

Çështja ndaj tij fillimisht i kaloi SPAK por që më pas dosjen e mori prokuroria e Tiranës. Artan Shkembi tashmë pret përballjen në apelin e Tiranës kundër vendimit të shkallës së parë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu