Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka kohë që nuk është shfaqur para publikut.
Ajo ka lënë ende në pritje fansat e saj sa i përket rikthimit në televizion, gjersa duket se së fundmi ka punuar më shumë në muzikë.
Kjo pasi Luana bëri të ditur se ka nisur punën për projektin e saj të ri muzikor, në studion e kompozitorit të njohur maqedonas, Darko Dimitrov.
Foto: Luana Vjollca/InstaStory
Ajo madje në disa fotografi dhe video të publikuara në rrjetet sociale, ka treguar se ndodhet në Shkup e shoqëruar nga këngëtarja e njohru shqiptare, Adelina Thaçi.
Duke mos bërë të ditura shumë detaje, Luana dhe Adelina duket se ia kanë kaluar mirë gjatë regjistrimit të këngës së re të Luanës në studion e Darkos.
Foto: Luana Vjollca/InstaStory
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes dy këngëtareve, apo Adelina është gjendur thjeshtë për t’i ndihmuar në ushtrimin e vokalizave Luanës, pasi Thaçi ushtron profesionin e saj si profesoreshë e kantos.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë kanë përgatitur për fansat e tyre, Adelina dhe Luana.
/abc24.al/