LSI amendament në Kuvend, kërkon daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Balllkani i Hapur

0
LSI amendament në Kuvend, kërkon daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Balllkani i Hapur
Gjigandi

Deputeti i LSI Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend Amendament Projekt Rezolutë, për daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Ballkani i Hapur.

Në një postim që ka bërë në rrjetet soicale, Vasili tregon edhe arsyen e dorëzimit të këtij amandamenti, ku thekson se qëndrimi në krah të Serbisë e cila mbështet Rusinë në pushtimin e Ukrainës, do të thotë sipas tij se de facto edhe Rama mbështet Putin.

Ndër të tjera ai thotë se Ballkani i Hapur ka qenë rrënim për ekonominë shqiptare dhe shkatërrim për fermerët shqiptarë.

Postimi i Petrit Vasili

Kam depozituar ne Kuvend Amendament Projekt Rezolute, per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.

RonaTyra

Shqiperia nuk mund te qendroje me asnje minute te vetme krah Serbise, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise, agresores se Ukraines.

Qendrimi ne krah te Serbise ne Ballkanin e Hapur, qe refuzon sanksionet dhe qe demostron ne sheshe pro agresionit rus do te ishte de facto perkrahje e Edi Rames per Rusine pushtuese.

Ballkani i Hapur dhe prekja e kufijve te Kosoves nfa Serbia ishin dy pjese te te njejtit projekt pushtues dhe destabilizues edhe perpara Ukraines.

Kosova eshte goditur pas shpines nga Ballkani i Hapur ne sherbim te synimeve ekspansioniste serbe te ngjashme dhe ne sinkron me ato ruse ne Ukraine.

Ballkani i hapur ka qene rrenim per ekonomine shqiptare dhe shkaterrim per fermeret shqiptare.

NATO, BE dhe SHBA vendosen sanksionet me te rrepta qe historia ka njohur ndersa Serbia ju kundervu atyre duke zgjedhur pushtuesit rusë.

Parlamenti Europian miratoi nje Rezolute historike lidhur me pushtimin rus te Ukraines.

Nisur nga kjo besoj shume se te gjithe koleget deputete do ta mbeshtesin kete Amendament.

Do te ishte nje turp i pafalshem vazhdimi i qendrimit ne krah te Serbise pro Putin nga ana e Qeverise se Edi Rames ndaj dalja nga Ballkani i Hapur eshte i vetmi qendrim konkret pro NATO,pro BE dhe pro SHBA.

P.S Me poshte eshte teksti i Amendamentit te depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

AMENDAMENT I DEPUTETIT

TITULLI : “Për daljen e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur”.

KËRKUESI: Petrit Vasili Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

OBJEKTI:  Projekt-Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”,

BAZA LIGJORE : Neni 99 pika 3 e Rregullores së Kuvendit.

ARGUMENTIMI I PROPOZIMIT.

Në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur për shqyrtim në seancën plenare të datës 7 mars 2022

një Projekt-Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Kjo Projekt Rezolutë paraqitet në një moment shumë kritik të shpërthimit të agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Të gjithë partneret tanë strategjike NATO, BE dhe SHBA kanë mbajtur një qendrim shumë të fortë dhe kane vendosur sanksionet më të forta të para ndonjëherë kundër Rusisë.

Serbia është i vetmi vend europian që nuk ju bashkua këtyre sanksioneve duke demostruar qartë mbështetjen e saj ndaj Rusisë në kundërvënie të plote me të gjithe komunitetin ndërkombëtar euroatlantik edhe pse formalisht Serbia ka hapur negociatat për anetarësim në BE.

Vendosja de facto, por edhe de jure e Serbisë pro agresionit rus në Ukrainë e vë në një pozicion shumë të rëndë Shqipërinë e cila është bërë pjesë aktive e nismës së Ballkanit të Hapur.

Kjo nismë është kritikuar rreptë nga opozita por edhe nga shoqëria civile në Shqipëri sepse ishte një nismë antieuropiane dhe proruse. Koha provoi vërtetësinë e këtyre shqetësimeve madhore. Kjo nismë dëmton rëndë interesat ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht bujqësinë shqiptare dhe jetesën e mijra fermereve gjë që është provuar realisht dhe ka nxitur reagimin e fortë dhe legjitim të tyre.

Nisma ka qënë një shërbim i madh që qeveria shqiptare i bën projekteve të njohura famëkeqe serbe të Jugosllavisë së re, ndryshimit te kufijve të Kosovës dhe mosnjohjes së pavarësisë së saj.

Ndaj është tërësisht e papranueshme në planin kushtetues, politik dhe moral, vazhdimi i mëtejshëm nga ana e qeverisë të pjesmarrjes në nismën e Ballkanit te Hapur.

PËR KËTO ARSYE:

Në mbështetje  te Nenit 99 pika 3 e Rregullores që percakton se:

“3.  Amendamentet  me  shkrim  për  projektrezolutën  ose  projektdeklaratën  duhet  të  jenë  të regjistruara  në  Sekretariatin  për  Procedurat  dhe  Votimet  të  paktën  24  orë  para  kohës  së  caktuar  për zhvillimin  e  debatit  dhe  t’u  jenë  shpërndarë  deputetëve.  Pas  përfundimit  të  debatit  të  përgjithshëm, autori  i  amendamentit  ka  të  drejtë  të  paraqesë  propozimin  e  tij  për  jo  më  shumë  se  5  minuta  dhe  çdo deputet  ka  të  drejtë  të  diskutojë  deri  në  5  minuta  për  amendamentin  e  paraqitur”, ju paraqes Amendamentin e mëposhtëm për t’u shtuar në tekstin e Projekt-Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

AMENDAMENT:

Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:

-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.

-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.

-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.

-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.

-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.

– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje  të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.

Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:

Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.

Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.

Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.

Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu