Loredana dhe Mozzik mbeten emra mjaft të komentuar në mediat rozë.
Edhe pse dyshja ka muaj që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre mbeten ndër personazhet më të komentuar.
Së fundmi reperja, Loredana në këngën e publikuar “Angst” kishte përmendur edhe ishin e saj Mozzik, për të cilin thotë se nuk mund ta urrejë për shkak se është babi i vajzës së saj.
E këtë gjë e vërteton më së miri veprimi i fundit i saj, në profilin e të bijës, Hana, në Instagram që menaxhohet nga vetë Loredana, rep artistja ka ndarë disa imazhe nga koha kur ishin bashkë me Mozzik.
Por një foto morri gjithë vëmendjen, ajo ku Lori Mozzik dhe Hana shfaqen në një shtrat.