Si ndikon moti në përhapjen e viruseve, flasin mjekët.

0
Gjigandi

Reshjet e shiut nuk kanë pushuar që prej mesnatës dhe sipas parashikimeve do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

“Temperaturat janë tipike pranverore momentalisht. Reshjet kanë qenë në dendësi mesatare gjatë mbrëmjes së djeshme. Kjo situatë vijon deri mesditën e të dielës, ndërsa ashtu siç parashikuam do të ketë qëndrueshmëri kushtesh atmosferike gjatë javës, nga e hëna dhe më tej”, shprehet Hakil Osmani, meteorolog.

10 ditëshi i parë i marsit kishte luhatje temperaturash të menjëhershme, nga ditë të ngrohta me diell, në dietë të ftohta me shi, dhe kjo sipas mjekëve dobëson organizmin.

“Luhatjet nuk janë të mira për shëndetin. Ulja e temperaturave lë hapësirë për përhapjen e viruseve apo gripit sezonal. Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm kur kalojmë nga një ambient i ngrohtë në të ftohtë, të vishemi trashë, të mos na lagë shiu”, sqaron Pëllumb Pipero, shef i Infektivit.

Ndërsa me  rritjen e temperaturave, sipas mjekëve, luftohet koronavirusi.

RonaTyra

“Ashtu si edhe Sarsi, epidemitë respiratore luftohen me rritjen e temperaturave. Kështu që përgjithësisht, ul aktivitetin . le të shpresojmë. Sepse vepron më pak në mjediset e jashtme”, tha Pipero për t.ch.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu