Një shqiptar i cili merrej me droge në Londër është burgosur ditën e djeshme për pastrim parash dhe shpërndarje kokaine.
Amir Shkrela, 27-vjeç u dënua me 4 vjet burg pasi pranoi akuzat ditën e djeshme në Gjykatën e Inner London Crown.
Ai ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) – Agjensia e Përbashkët Kombëtare e Krimit dhe Shërbimi Policor Metropolitan kundër krimit të organizuar.
Në momentin e ndalimit Shkrelës ju gjetën tre kg kokainë që e kishte në dy çanta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u zbuluan 181,000 £ në para, dhe një dokument i rremë identifikimi me fotografinë e tij.
Dje në Gjykatën e Kurorës së Inner London, Shkrela u deklarua fajtor për shpërndarje droge të klasit A, pastrim parash dhe posedim të rremë te nj mjeti identifikimi dhe për pasojë u dënua me 4 vite burg.
Matt McMillan i Partneritetit për Krimin e Organizuar tha: “Ky është edhe një sukses tjetër për OCP – duke demonstruar se forcat e kombinuara të Shërbimit të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit janë të angazhuar për të mbrojtur publikun dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”.
“Sekuestrimi i drogës dhe parave të gatshme ka një ndikim të madh në grupet më të gjera të krimit të organizuar që janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës, dhe i pengon ata të investojnë fitime në fyerje të mëtejshme”, përfundoi ai.
Burimi: top-channel.tv