Lojëra fati në lokal, arrestohen 4 persona në Fier

0
Gjigandi

Katër persona janë arrestuar në Fier, pasi vendosnin baste sportive në lokal.

Shtetasi me iniciale  D. B., 42 vjeç, O. M., 19 vjeç, D. B. dhe shtetasi O. M., akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi i policisë:

Fier / Në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, goditet një rast tjetër i vënies së basteve sportive nëpërmjet aparateve celulare.

U kapën në flagrancë në ambientet e një lokali, duke vënë baste sportive në aparatet e tyre celulare, vihen në pranga pronari i lokalit dhe një shtetas tjetër.

RonaTyra

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional kombëtar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast tjetër të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në lagjen “Apollonia”, Fier, pronari i lokalit, shtetasi D. B. dhe shtetasi O. M., u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit. Në përfundim të veprimeve, shtetasit D. B., 42 vjeç dhe O. M., 19 vjeç, të dy banues në Fier, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gyjkatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu