Liverpool e konfirmon

0
Gjigandi

Skuadra e Liverpool do ta mbyllë sezonin aktual pa shumë angazhime, pasi në objektivin e vetëm që ishin në garë, titullin kampion, e arritën. Të kuqtë e Jurgen Klopp nuk janë as në Champions League dhe as në FA Cup, teksa thjesht presin mbylljen e sezonit.

Ky “luks” i fituar, bën që strategu gjerman t’i japë mundësinë disa talenteve të rinj, duke lënë yjet pushim. Edhe futbollistët që kanë qenë të dëmtuar, nuk po nguten që të rikuperohen sa më shpejt dhe një i tillë, është Joel Matip.

Mbrojtësi gjerman pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Everton të mbyllur 0-0, një javë më parë, por mendohej se do të rikthehej javën e ardhshme.

Gjithsesi, vetë Matip konfirmoi se nuk do të zbresë më në fushë këtë sezon, në mënyrë që të jetë gati për fillimin e sezonit 2020/21.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu