LIVE/Shqiptarët bëhen bashkë kundër shtrenjtimit të çmimeve, mijëra qytetarë përballë Kryeministrisë

0
LIVE/Shqiptarët bëhen bashkë kundër shtrenjtimit të çmimeve, mijëra qytetarë përballë Kryeministrisë
Gjigandi

(E plotësuar 11:44) – “Më mirë kemi qenë në kohën e Enverit”, qytetarët të indinjuar për rritjen e çmimeve: Atje ku është lufta, nafta 1 euro

Të indinjuar, disa të moshuar janë mbledhur sot para sheshit ‘Skëndërbej’ për të mbështetur protestën kundër rritjes së çmimeve. Në një prononcim për gazetarin e News24, Erjon Skëndaj, një prej qytetarëve tha se më mirë ishin në kohën e regjimit të Enver Hoxhës se sa tani.

“Më mirë kemi qenë në kohën e Enverit”

, tha ai.

RonaTyra

Ndërkohë, një tjetër qytetar tha se detyrohej të ikte në Mal të Zi për të punuar dhe se fëmijën e shkolluar e kishte pa punë.

“Kam ardhur nga Puka. Protestoj për rritjen e çmimeve. Jam një nga familjet e përmbytura nga HEC i Fierzës. E paguaj energjisë një më një. S’më ka dhënë kush kompenson. Kam votuar për këta socialistë, kur ka qenë në koalicion me Ilir Metën. Unë e kam çuar fëmijët me forcat e mia në shkollë, por e kam pa punë. Kur do i kërkoj ndihmë? Atje ku është lufta në Ukrainë, është 1 euro nafta. Këtu s’merret shteti me ty. Unë punoj në Mal të Zi se këtu s’ja dal”,

tha protestuesi.

Erjon Skëndaj

Mijëra qytetarë në shesh, Shqipëria proteston për rritjen e çmimeve

Mijëra shqiptarët për të ditën e katër me radhë po mbushin rrugët dhe sheshet në qytete të ndryshme për të kërkuar uljen e çmimeve të ushqimeve dhe të karburantëve në vendin tonë.

Paraditën e kësaj të shtune protesta ka startuar në orën 11:00 në kryeqytet nga sheshi Skëndërbej ku mijëra qytetarë kanë marshuar në drejtim të kryeministrinë.

Në mbështeteje të protestuesve në Tiranë dhe në pamundësi për të ardhur në kryqeqytet, protesta të shumta po zhvillohen në të gjithë vendin në Dibër, Shkodër, Pogradec, Lezhë etj.

Ndërkohë në kryeministri janë marrë masa, duke blinduar dyert, teksa në gatishmëri janë edhe autobotet me gazë lotsjellës.

Protesta

Protestuesit kanë deklaruar se protesta do të kulmojë sot.

***

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve gjatë muajve të fundit. Protestuesit kanë vijuar nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët kërkojnë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për stabilizimin e çmimeve dhe shmangien e abuzimeve në treg.

Krahas kësaj, qytetarët kërkojnë edhe lirimin e dhjetra protestuesve të ndaluar gjatë tre ditëve të mëparshme.

Bllokohet autostrada Tiranë-Lezhë/ Protestuesit përplasen me policinë

Në pritje të nisjes së protestës kombëtare në Tiranë, qytetarët e Lezhës kanë nisur protestën në qytetin e tyre, kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Situata është e tensionuar

Ndërsa qytetarët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në autostradën Tiranë-Lezhë. Kjo ka sjellë edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Një tjetër rrugë e bllokuar nga qytetarët e Lezhës, është ajo Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu