Lista e hapura, debat Rama-Hajdari: PS nuk është fondacion bamirës që plotëson kërkesat

0
Gjigandi

“Unë besoj te reforma në drejtësi dhe nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar e prokuror dhe do e mbështes këtë reformë deri në fund sepse shkoj përtej interesave të familjes sime”.

Ky ishte i vetmi koment që Rudina Hajdari pati për shkarkimin e nënës së saj gjyqtare Fatmira Hajdari nga vetingu. Më tej e gjithë fjala e saj iu drejtua kryeministrit në formën e një kërkese llogarije se përse ai, nuk po lejon hapjen e listave zgjedhore.
Përgjigja e kryeministrit nuk ishte ajo që prisnin parlamentarët e opozitës.
Kryeministri i kujtoi deputetëve të opozitës se PS nuk është një fondacion bamirës që plotëson cdo kërkesë.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu