Liroi “të fortët” nga burgu, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha kërkon pafajësinë: Më ktheni paratë e sekuestruara

0
Gjigandi

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha është përballur ditën e sotme në Apelin e Posaçëm me trupën gjykuese që pritet të vendosë për fatin e saj. Avokati i saj mbrojtës ka kërkuar pafajsinë e gjyqtares Hoxha, duke thënë se vendimi është dhënë nën trysni politiko-mediatike.

Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë si dhe kthimin e parave të sekuestruara. Por, këto kërkesa janë kundërshtuar nga organi i akuzës, me pretendimin se në ankim ish-gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros. Vendimi pritet të shpallet më datë 11 tetor.

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ra në pranga pas akuzave se kishte pranuar rryshfet për lirimin e shumë emrave të njohur të botës së krimit. Hoxha, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles.

Në vitin 2017 ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e saj, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Në vitin 2018, Hoxha po vendosi për lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

RonaTyra

Përveç Hoxhës në pranga ra edhe avokati i saj Aldo Tabaku, i cili luante rolin e sekserit mes gjyqtares dhe avokatëve të palës tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu