Lindita Nikolla uron besimtarët ortodoksë: Shëndet dhe mbarësi

0
Lindita Nikolla uron besimtarët ortodoksë: Shëndet dhe mbarësi
Gjigandi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Në shkrimin e saj, kryeparlamentatja fton të gjithë qytetarët të hapin zemrat për ata që kanë më shumë nevojë dhe që me anë të së drejtës dhe të mirës të mundin të keqen.

Postimi i plotë Lindita Nikolla:

U bashkohem besimtarëve ortodoksë në gëzimin e tyre për festën e Pashkës, Ditën e besimit dhe të shpresës

.

RonaTyra

Fuqia e Ringjalljes na frymëzon të gjithëve dhe në çdo kohë.

Por përdëllimi i saj ndihet me shumë në ditë të vështira dhe për më të vuajturit.

Në këtë ditë të hapim zemrat, të shtojmë dashurinë dhe të dëshmojmë kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë.

Me besimin dhe dashurinë, të mundim frikën dhe ndarjen.

Me të drejtën dhe të mirën, të mundim padrejtësitë dhe të keqen.

Shëndet, mbarësi e paqe për të gjithë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu