Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shquar shpesh herë si frymëzimi i atyre që duan të ndryshojnë trupin e tyre për mirë.
Ajo arriti vite më parë që të eliminojë kilogramët tepërt dhe ta transformojë trupin e saj, duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Këto rezultate, këngëtarja i promovon me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke publikuar shpesh paraqitje atraktive në bikini.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe në fotografinë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj, ku ka pozuar me bikini ngjyrë rozë pranë një pishine.
Linda vuri në pah linjat e definuara të trupit, kryesisht barkun e tonifikuar dhe vithet e zgjeruara falë ndërhyrjes BBL që kreu vitin e kaluar në ShBA.
Këngëtarja e hitit “Pa t’pa” ka treguar gjatë intervistave të saj, se pas zhvendosjes në Amerikës ajo kishte punuar një kohë të gjatë si instruktor e palestrës.
Foto: Linda Halimi/Instagram
Dhe shpesh, Halimi publikon për fansat fotografi dh video nga rutina e saj e përditshme në qendrën e fitnesit.
/abc24.al/
Foto: Linda Halimi/Instagram
Foto: Linda Halimi/Instagram
Foto: Linda Halimi/Instagram