Linda Halimi do të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare në klipin e ri

0
Linda Halimi do të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare në klipin e ri
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, së fundmi është rikthyer në Tiranë.

Ajo ndodhet në kryeqytetin shqiptar, pasi atje ajo është duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, duke treguar një pjesë nga xhirimet e klipit i cili duket se do të jetë vërtetë i veçantë.

Në videon muzikore të këngës së saj të re, Halimi ka vendosur të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.

RonaTyra

Foto: Linda Halimi/TikTok

“Love me like” do të titullohet kënga e cila është në anglisht, por një pjesë e mdelodisë duket se ka të ndërthurura ritme tradicionale shqiptare.

“A jeni gati”, shkroi Linda në mbishkrimin e videos, duke bërë kështu të ditur se ky projekt muzikor do të publikohet shumë shpejt.

@linditatv Are you ready? 🙌🏼🇦🇱 #Shqip #shqipe #albanian #fypシ #fyp #shqipetnebote #shqipet #shqipetiktok #hit #viral #trending #trend #PassTheBIC #dance #fy ♬ Lindita love me like – Lindita

Linda përndryshe bëri bujë me deklaratat e saj në media vetëm pak javë më parë, ku në një intervistë në kanalin tha se arsyeja pse ka stagnuar me karrierën e saj në Amerikë, është se i janë kërkuar favore të ndryshme në këmbim të karrierës nga producentët amerikanë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu