Lil Vlora, e cila për publikun dikur mbahej mend si një nga reperet e para shqiptare, tani prej vitesh nuk është më aktive në muzikë.
Ajo ka ndërruar profesion, duke u bërë një estetiste dhe prej vitesh ka hapur qendrën e saj “Beauty Lil” në Zvicër.
Lil Vlora në një intervistë për abc24.aln, ka treguar se me çfarë merret tani dhe sa ka ndryshuar jeta e saj me profesionin e ri.
Foto: Lil Vlora/Instagram
“Unë ka disa vite që merrem me estetikë dhe jam fituese e një sërë çmimesh në Evropë për punën që bëj. Një herë kam përfaqësuar Zvicrën në një konkurs estetike në Austri dhe kam marrë vendin e parë”, ka thënë ajo për abc24.aln.
Estetistja nga Kosova thotë se e filloi këtë punë pasi përfundoi studimet dhe trajnimet e duhura në këtë drejtim, gjersa me kërkesën e klientëve, punon edhe në Prishtinë.
“Punoj prej gjashtë vitesh në këtë profesion, për çka edhe kam përfunduar shkollimin këtij në Zvicër. Punoj edhe në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë”, tha tutje ajo.
Foto: Lil Vlora/Instagram
Lil thotë se në qendrën e saj mund të bëhen trajtime nga më të ndryshme, ku edhe çmimet janë të leverdishme për ata që e vizitojnë.
“Bëjmë trajtime nga më të ndryshmet për buzë, mollëza dhe gjithçka që përfshin estetikën. Punojmë me produktet më të shtrenjta në botë, ndërkohë që çmimet janë vërtetë të arsyeshme për xhepin e shqiptarëve”, theksoi ajo.
Nga fotografitë që publikon në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ish-reperja mund të shihet se ka punuar me një numër të madh fytyrash publike nga estrada shqiptare. /abc24.al/
Foto: Lil Vlora/Instagram
Foto: Lil Vlora/Instagram
Foto: Lil Vlora/Instagram
Foto: Lil Vlora/Instagram
Foto: Lil Vlora/Instagram
Foto: Lil Vlora/Instagram
Foto: Lil Vlora/Instagram
Foto: Lil Vlora/Instagram