Lija e majmunit/ Shehu thirrje qeverisë: Gay-t dhe biseksualët burim kryesor i përhapjes së lisë së këtij infeksioni

0
Gjigandi

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me Linë e majmunit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu i ka bërë thirrje sistemit shëndetësor që të marrë masa në lidhje me këtë infeksion pasi sipas OBSH-së meshkujt gay dhe biseksual janë burimi kryesor i përhapjes.

Sakaq shton qeveria duhet të jetë transparente dhe të bëjë një fushatë të gjatë në lidhje me rrezikshmërinë që ky infeksion ka, si dhe të bëjë të ditur të dhënat zyrtare të OBSH, ku rezulton se 99% e të prekurve me ketë virus janë burra dhe se paku 95% e këtyre pacienteve janë burra që bëjnë seks me burra të tjerë.

Postimi i plotë:

Sistemi i ynë shëndetësor duhet të paralajmërojë opinionin:

RonaTyra

Meshkujt gay dhe biseksual janë burim kryesor përhapje i Lisë se majmunit! Kjo është një e dhënë zyrtare e deri tanishme jo vetëm e qeverive te ndryshme, por dhe e OBSh, që po artikulohet gati çdo ditë pikërisht për të marre masat parandaluese.

Një tërheqje e tillë vëmendje nuk prek te “drejtat e njeriut” për asnjë komunitet, as të atij të homoseksualeve, përkundrazi i mbron ata dhe shoqërinë në tërësi nga një infektim i mundshëm. Kjo është një detyrë e çdo sistemi shëndetësor edhe e tonit, qe duhet ta beje pa komplekse, jashtë presioneve, është pjesë e transparencës së domosdoshme parandaluese. Sipas OBSh 99% e të prekurve me ketë virus janë burra dhe se paku 95% e këtyre pacienteve janë burra që bëjnë seks me burra të tjerë.

Unë nuk e kuptoj pse Ministria jone e shëndetësisë, grupi i punës i krijuar për t’ju kundërvënë këtij infektimi, ndaj të cilit tashme OBSh ka ndezur “dritën e kuqe”, nuk thotë asnjë fjalë për ketë konstatim të rëndësishëm. Ashtu si po vepron edhe OBSh, organizmat tona përkatëse shëndetësore duhet të bëjnë publike këto te dhëna, duke i shoqëruar edhe me këshillat e veçanta për të minimizuar përhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjejn ndaj tij. Mbrojtja e shëndetit të qytetareve është një “fushe” shume e gjerë e komplekse, pjese e se cilës është dhe komunikimi transparent, direkt, shpjegues me ata.

Kjo duhet te jete dialoguese-sqaruese, realiste, pa komplekse, pa tabura dhe me profesionalizëm të pa influencuar nga interferenca censuriale primitive, si pa fshehje te konstatimeve, ashtu dhe pa eksese ekstreme të rrezikshme. E paguam dhe vazhdojmë akoma ta paguajmë shume shtrenjtë atë “fushate” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu