Në seancën e sotme plenare, kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj ka debatuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, për ligjin për ish-të përndjekurit politikë.
Ka qenë ministri i Drejtësisë i cili ka folur për situatën e të përndjekurve politikë, duke u shprehur se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin që meritojnë, duke shtuar se kanë ndodhur vonesa , por kjo shtresë nuk është harruar dhe se do të marrë atë që meritojnë.
Nga ana tjetër Alibeaj u shpreh:
“Për Havzi Nelën a ke një qëndrim?
“, duke theksuar se vetëm i përmendin, por nuk i shkojnë deri në fund mbështetjes për këtë shtresë.
Pjesë nga diskutimi:
Manja: Ka të përndjekur politikë që ende nuk e kanë marrë dëshshpërblimin që iu takon. Edhe si kompensim moral, se rininë nuk ua kthejmë dot. Kurrë nuk e kemi harruar për shtresë. Ndoshta ua kemi vonuar por kjo nuk do të thotë që nuk do marrin atë që takojnë. E kisha me merak ta them këtë. Ta votojmë ligjin për rritjen e aksesit për dokumentet zyrtare.
Alibeaj: Ulsi, të falënderoj që i përmend të përndjekurit. E di që nuk e ndjen, por i përmend. Por kërkoj dhe dy gjëra. Për Havzi Nelën, ke një qëndrim ti? Për kolegun tuaj që i bënte elozhe Enver Hoxhës ti nuk mbajte ndonjë qëndrim. Ligji i dekomunistizimit, ke ti këllqe, kurajo politike për ta mbështetur. Kjo tregon sa të pikon në zemër deri në fund. Je i vetmi që e merr guximin për ta thënë formalisht, çoje deri në fund.
Manja: Kam qëndrime për të gjitha çështjet e debatueshme në opinionin publik. I kam bërë të qarta që kur kam hyrë në politikë. Nuk besoj se është salla për të treguar se kush anti-komunist. Ka rëndësi qëndrimi me të kaluarën. Jam krenar që kjo mazhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. I dhamë mundësi shqiptarëve që të njihen me të kaluarën. Ju mbani akoma një sovjetik në grupin tuaj Paralmentar, një njeri të shpallur non-grata.