Ndalimi i punës nga pjesa më e madhe peshkarexhave dhe motobarkave të peshkimit në Shëngjin, është reflektuar edhe tek restorantet që përdorin produkte deti në rajonin e Lezhës.
Ato po hasin vështirësi për sigurimin e produktit, ndërsa çmimi është rritur ndjeshëm.
Konsumatorët që blejnë me pakicë thonë se rritja ka qene deri në 300 lekë për kilogramin e peshkut.
Një kg levrek që e kam marrë 850 lekë tani e kam marrë 1100 lekë thotë një qytetar.
Rritja e çmimit të karburantit e ka futur në krizë sektorin e peshkimit në Shëngjin. Sipas të dhënave nga Qendra Operacionale Detare numri i anijeve të peshkimit që dalin në det është përgjysmuar.
Kështu krahasuar me një vit më parë kur punonin 141 peshkarexha, aktualisht kanë mbetur vetëm 72 të tilla.