Lëvizja e zgjuar

0
Gjigandi

Doni van de Bek dhe Pol Pogba janë dy objektiva të Realit të Madridit, por vetëm njëri prej tyre do të përfundojë në Madrid. Ëndrra e madhe e trajnerit Zinedin Zidan është francezi Pogba dhe duket se lëvizjet e fundit mund ta shtyjnë kampionin e botës drejt “Galaktikëve”.

Në ditët e fundit ka pasur një deklaratë të Van der Sarit, i cili thotë se Junajtid po planifikon që të bëjë bashkë në mesfushë Bruno Fernandeshin dhe Van de Bekun. Kjo gjë është interpretuar nga mediat madrilene, të cilat raportojnë se një kalim i mesfushorit holandez drejt Junajtidit, atëherë do të sjellë kalimin e Pogbasë në Madrid.

Van de Bek kushton afro 45 milionë euro, sepse vlera e tij është ulur për shkak të Koronavirusit.

Por Pogba mund të kushtojë sa dyfishi i tij dhe mbetet për t’u parë se sa i përgatitur është Florentino Perez për të paguar një shumë kaq të lartë për francezin, i cili në këtë sezon ka qëndruar më shumë jashtë fushës së lojës sesa në fushë për shkak të dëmtimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu