(E plotësuar 13:38) – Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se ka nënshkruar vendimin për pagesat e kujdestarisë për specializantët. Ndërsa, ka thënë se pagesa bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e jo nga SHSKUK-ja.
“
Unë e kam nënshkruar sot vendimin për pagesat e kujdestarisë së specializantëve
“, tha Latifi.
Latifi tha se Ministria e Shëndetësisë ka bëre listën për furnizimin me barna esenciale teksa shtoi se ky dikastr ka shpenzuar 11.2 milionë euro për barna.
Deputeti Shemsedin Dreshaj ka bërë apel që specializimet të mos ndodhin siç ka ndodhë deri tash çdo 4-5 vjet.
Ai ka thënë se lista e pritjeve në SHSKUK është e dhimbshme, duke shtuar se e dhimbshme është edhe Lista Esenciale.
Dreshaj ka shtuar se me buxhet të reduktuar të gjitha këto probleme nuk do të kenë mundësi të përmirësohen.
Ministri Rifat Latifi ka thënë se nëse duan t’i përgatisin specializantët “ata duhet me dalë prej oborrit tonë”.
Sipas tij, nëse nuk përgatiten specializantët në Zvicër, Gjermani, Slloveni Kroaci dhe në vendet tjera, ai shton se nuk kanë bërë shumë punë.
***
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi i kanë kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, që ta shkarkojë bordin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Deputeti Bekim Haxhiu tha se për një kohë të gjatë kanë qenë zë kritik që të jetë shëndetësia prioritet.
“
Çështja për listat e pritjes sa pacientëve për operacione dhe procedura diagnostikuese janë rritë, a ka ministër llogaridhënie. Më intereson ta di a do vazhdoni me këtë bord të lajthitjes që e ka vënë në lajthitje edhe Ministrinë. Nuk mund të pritet koordinim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe komisionit parlamentar dhe Bordit të SHSKUK-së andaj është koha të shkarkohet bordi i ShSKUK-së
” tha Haxhiu.
Kritika për bordin, pati edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, duke thënë se asnjë Qeveri në Kosovë nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë.
Ndërsa për avancimin në shkencës në Universitetin e Prishtinës, Dreshaj tha se ka zero financa.
***
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se çështja më e rëndësishme në shëndetësinë kosovare ka qenë programi legjislativ i cili u miratua me 26 janar të këtij viti.
Duke folur për udhëzimet që janë nxjerrë nga dikasteri që ai e udhëheq, Latifi ka thënë se synojnë kthimin e trurit të mjekëve në Kosovë.
Duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ministri Latifi tha se synojnë procesin e akreditimeve të programeve siç është ai i programeve të specializimeve, programeve publike dhe private, akreditimi i qendrave të ekselencës, kancerit të gjirit, onkologjisë e disa të tjera.
“
Disa prej këtyre duhet ndryshime e plotësime. Kemi edhe 16 udhëzime e rregullore që do ta ndihmojnë shumë shëndetësinë e Kosovës. Shpesh keni dëgjuar për 7 shtyllat. Programi legjislativ, masat ligjore, kthimi i ekspertëve por edhe ruajtja e ekspertëve që i kemi brenda. Duhet të jemi kreativ me format që t’ua lehtësojmë kthimin. Shtylla e tretë është Qendra Klinike të Ekselencës dhe Shërbime të avancuara. Shtylla e katër janë kërkimet shkencore dhe krijimi i kapaciteteve hulumtuese në vendin tonë. Në fushën e mjekësisë jemi gati në fund të listës. Vitin 2019 kemi qenë në fund ndërsa në vitin 2020 nuk jemi në listë fare. E jashtëzakonshme është shpërndarja e hulumtuesve dhe shkencëtarëv
e”, tha Latifi.
“
Ne duhet të krijojmë procese të akreditimit siç është ai i programeve të specializimeve, programeve publike dhe private, akreditimi i qendrave të ekselencës, kancerit të gjirit, onkologjisë e disa të tjera
.
“
Numër gjashtë është përmirësimi i cilësisë dhe shpërndarja e auditorëve profesionistë. Dhe e fundit është se ne duhet me u ul bashkërisht dhe me bisedu për decentralizimin spitalor që e kemi. Është mirë me analizu procesin sepse kemi njerëz shumë të mençur në Kosovë dhe ndoshta na duhet edhe ekspert nga jashtë. Duhet me analizu se çka ka dalë mirë nga ShSKUK-ja
“, tha Latifi.
***
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot mban mbledhje, ndërsa në rend dite është raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Mbledhja e Komisionit mbahet në orën 10:00.
Ministri Latifi do të raportojë për punën dhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë, roli mbikëqyrës i Ministrisë në raport me SHSKUK -në dhe strategjinë legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022.
Vijon.