Lami: Shumica e demokratëve u rreshtuan krah Berishës, por sa mundësi ka të vijë në pushtet?

0
Lami: Shumica e demokratëve u rreshtuan krah Berishës, por sa mundësi ka të vijë në pushtet?
Gjigandi

Politologu Roland Lami thotë se shumica e demokratëve, pas zgjedhjeve të pjesshme parlamentare të 6 marsit, u rreshtuan krah Sali Berishës.

Por sa ka mundësi Sali Berisha të vijë në pushtet? Sipas Lamit, ka shumë arsye që e pengojnë të djathtën, që në situatën që është, të mposhtë Edi Ramën, që ka hyrë në vitin e dhjetë të mandatit të kryeministrit.

“Duke parë atë që ndodhi në 6 mars, çdo naiv e kupton se sot demokratët janë rreshtuar te Berisha. Por mbetet një dilemë e madhe e shpresës për të ardhur në qeveri nesër. Ka skepticizëm ndaj mënyrës si do të vijë në pushtet. Me këto numra a kanë mundësi të vijnë në pushtet? E kam të vështirë ta besoj”.

Kryeministrin Edi Rama, ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, politologu i cilëson figura diktatoriale. Por, me PS të fortë (të paktën nga jashtë) dhe me një PD të përçarë, Berisha nuk e mposht dot Ramën, argumenton ai.

“Një autoritar i Basha nuk do të ikte nëse nuk do të vinte një autoritar tjetër si Berisha. Berisha hoqi një të keqe, por një autoritarist si Berisha nuk fiton dot përballë një autoritaristi si Rama. PS sot nuk ka problemet që PD-ja. Plus, votuesi i djathtë është shumë më tekanjoz, votuesit e PD-së kanë shumë luhatje. Partia Socialiste nuk ka një problem sot me faktorin ndërkombëtar. Për fat të keq, PD-ja nën drejtimin e Berishës hap një problem me SHBA. PD-ja i ka aty problemet”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu