E ftuar në një intervistë televizive, gazetarja Klodiana Lala ka folur për aferën e inceneratorëve.
Lala u shpreh se Veliaj është përfshirë në këtë çështje, duke shtuar se ka dyshime për zyrtarë të lartë të implikuar, e madje i dyshuar është edhe kryeministri Rama.
“Jam e zhgënjyer nga SPAK. E kam mbështetur reformën në drejtësi në fillim. Kam menduar se ia vlen që të hedhim në rrugë disa prokurorë e gjyqtarë, për një Shqipëri të së ardhmes. Por shumë prej pjesëtarëve të SPAK nuk kanë kurajo. Kështu ka ndodhur edhe me incineratorët. Veliaj është i përfshirë në çështjen e incineratorëve. Ka shmangur vendimin e Këshillit Bashkiak. Kam dyshime edhe për Ramën.
Është vepruar si një organizatë kriminale nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe janë të përfshirë shumë qeveritarë. Kam pikëpyetje për mënyrën si po funksionon Komisioni Hetimor. Duhet të evidentohen shkeljet e të ketë depozitim në Prokurori. Skandali është edhe se nuk kemi incineratorë në Tiranë. Ahmetaj duhet të japë deklaratë për raportin me Mirel Mërtirin. Tahiri sot është në burg për lidhje të pashpjegueshme me persona të caktuar, edhe Ahmetaj ka raport të pashpjegueshëm me Mërtirin. Është aferë që ka lënë shumë gjurmë. Rama duhet të na thotë a është përfshirë te çështja e incineratorëve. Nuk mundet të bëhet gjithë ky korrupsion pa pasur dijeni Rama”,
deklaroi Lala.